HomeSociale

Rama mesazh qytetarëve: Do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19, nëse …

Kryeministri Edi Rama tha se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit.

Kreu i qeverisë iu referohet shifrave të ditëve të fundit, ku ka pasur një rënie të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

Në “Facebook” Rama shkruan se falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së shkëlqyer të qytetarëve, 10 ditët e fundit ka rënie graduale të shtimeve të rasteve me ovid-19 në vend.

Mesazhi i Ramës:

SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike

K.S/GotaNews


TË NGJASHME