HomePolitikë

Rama mesazh tjetër për teatrin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, ku tha se 20 vite kanë shkuar dëm dhe se punimet duhet të kishin filluar kohë më parë.

Teksa shpërndan disa foto nga inspektimi i punimeve në Teatrin e ri të Operas dhe Baletit, Rama shprehet se artistët shqiptarë u shuan pa punuar një ditën në një skenë normale.

Ditën e djeshme “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur nga opozita protestuan kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES! Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite tehumbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar! Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME