HomeSociale

Rama: Mirënjohja s’ka fund për heronjtë e spitalit Infektiv

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor të spitalit Infektiv që po trajtojnë rastet e personave të prekuranga koronavirusi. Ndërsa i quan “heronj” Rama thekson se ata po tregojnë aftësi të admirueshme profesionale.

Nga ana tjetër Rama vlerëson edhe kontriutin dhe përkushtimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

MESAZHI I RAMËS
? MIRËNJOHJA S’KA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT?
? KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG?
? ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME?

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME