Rama në Austri për hapjen e negociatave

Ditën e mërkurë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Austri.
Gjatë vizitës Rama do të takohet me kancelarin Sebastian Kurz ku do të diskutohet për mundësinë e hapjes së negociatave, e cila do të vijoj me një konferencë për shtyp
Austria mbështet hapur procesin e çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Kancelari austriak ka bërë thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke theksuar se kjo është e nevojshme jo vetëm për stabilitetin rajonal por edhe për të penguar ndërhyrjet e Turqisë dhe Rusisë/tiranapost.al