HomePolitikë

Rama në Fier, inspekton punimet e rrugës dhe lumit Gjanica

Kryeministri Edi Rama ka qenë i panishëm sot në Fier ku ka inspektuar në këmbë projektin e Unazës së Vjetër të qytetit, që do të rehabilitohet tërësisht.

Ai u shoqërua edhe nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi

Subashi i shpjegoi kryeministrit se janë kryer kanalizimet, do shtrohen trotuaret dhe fasadat, si dhe do të ketë mini-sheshe të vogla për banorët e pallateve.

Ndërsa u pyet nga kryeministri nëse e lehtëson trafikun Subashi përgjigjet: Po e lehtëson trafikun iu jep shumë zhvillim edhe bizneseve. Afati për përfundimin është në nëntor, por besoj që përfundon deri në shtator sepse edhe gjatë kësaj periudhe këta e kanë vazhduar punën.


TË NGJASHME