HomePolitikë

Rama në një linjë me Lleshajn dhe Veliajn: Llafet e tjera janë fukarallëk

Kreu i qeverisë ka reaguar sërish lidhur më çështjen e shembjes së banesave pranë shkollës Petro Nini. Këtë herë më një postim në instagram ai ka publikuar dy qëndrimet e kreut të bashkisë, Veliaj dhe ministrit të brendshëm Lleshaj, duke nënvizuar se është në një linjë me ta lidhur me rastin. Rama shkruan se qeveria dhe bashkia nuk kanë lidhje me rastin, por bëhet fjalë me një konflikt pronësie mes dy familjeve.

STATUSI I RAMES:

“Nuk kanë asnjë faj ata që irritohen duke parë në kanale a në portale, skena si ato sot tek rruga e “Petro Ninit”, përderisa kazanët thonë gjithçka përveç të VERTETES?Jo do prishet shtëpia, jo do bëhet pallat, jo qeveria nxjerr jashtë banorët me policë, jo më the e jo të thashë…?Gënjeshtra pas gënjeshtrash, ndërkohë që këtu s’hyjnë asgjëkundi as qeveria e as bashkia dhe e vërteta është shumë e thjeshtë:
Janë dy palë familje në konflikt dhe njëra palë ka fituar gjyqin, pala tjetër e ka humbur! Përmbarimi kërkon të ekzekutojë vendimin dhe policia e ka detyrim ligjor ta mbështesë ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, kur i kërkohet nga Përmbarimi. Për më shumë, ministri i brendshëm ka folur qartë e saktë, po ashtu edhe kryetari i bashkisë TR.
Llafet e tjera janë fukarallëk mediatik e politik.”


TË NGJASHME