HomePolitikë

Rama në OKB, thirrje BE për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur këtë pasdite në Asamblenë Kombëtare të OKB, e ka nisur fjalën e tij duke përmendur tërmetin që goditi Shqipërinë pak ditë më parë.

Kreu i qeverisë tha se iu desh të anulojë një vizitë të mëhershme në OKB, për shkak se Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, ndërsa theksoi se ndërsa shkenca nuk ka bërë aq përpara sa të zbulojë se kur bien tërmetet, ka bërë aq përpara sa të mund të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës apo të klimës.

Gjate fjalës se tij Rama beri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria nuk e fsheh ambicies e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë.

Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua për ta bërë të mundur këtë gjë. Shqipëria ka mbajtur rol kryesor në bashkëpunimin rajonal.

Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej.

Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës së saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”, deklaroi Rama.


TË NGJASHME