HomePolitikë

Rama nga Kosova: Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për …

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Kosovë, ka mbajtur një konferencë në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës.

Ai është shprehur se erdhi në Kosovë për një nevojë kombëtare për të mbështetur Kosovn dhe të gjithë përfaqësuesit politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë se ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Rama shtoi se publikimi i aktakuzave mundësuan abortimin e procesit të paqes.

”Së pari, dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë mbështetjen të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Pothuajse për 2 dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandashëm nga nga procesi i shtetndërtimit, i pajtimit nëdretnik, integrimit europian, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit nga BE. Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por edhe çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Dhe komunikata e ashtuquajtur, një fletërrufe, e ngjashme si dy pika uji me komunikata në thonjza publike përgjatë revolucionit kulturor kinez, një shfaqje që e kemi jetuar në diktaturën e Shqipërisë, është e pashembullt, dhe e kombinuar me momentin kur u publikua, përbën një arsye, pavarësisht nëse është e qëllimshëm apo i rastësishëm, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen politik, që lidhet me paqen.”- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME