HomePolitikë

Rama nga Londra: E gjithë Evropa mbështet shqiptarët

Fill pas përfundimit të Samitit të NATO-s, mbajtur në Londër, kryeministri Edi Rama u shfaq në një deklaratë për shtyp ku deklaroi se gjithë Evropa është e bashkuar të mbështesë shqiptarët.

“Reagimet e para janë pozitive, ne do punojmë akoma dhe më shumë. Përtej dallimeve dhe kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar të mbështesë shqiptarët për të kaluar këtë situatë. Po bëjmë një punë shumë intensive, kemi marrë shumë ndihma. Të mos vazhdojë historia e deklaratave në distancë. Ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndihmuar çatinë e Shqipërisë”, deklaroi Rama.


TË NGJASHME