HomeSociale

Kryeministri flet për marrëdhënien me opozitën

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se pas 30 qershori do të fillojë një ditë e re.

Rama tha se Shqipëria nuk do të shohë më parti molotoës, por nga sot opozita mori përgjigje për aventurat e mbrapshta.

“Pas pak fillon një ditë e re. Dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, në radhë të parë duke u përulur, duke reflektuar shumë më tepër se sa sot përpara pasqyrës së qeverisjes në nivelin qendror dhe vendor.

Ne nuk fituam ndonjë betejë zgjedhore, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë parti molotovësh. Nga sot, mësimi i atyre që guxuan të ndërmarrin aventurën e mbrapshtë është një mësim jo vetëm për ata por për të gjithë partitë politike.

Nga sot, ne fitimtarët e këtij 30 qershori nuk fituam ngaqë bëmë punë shumë të mira” tha Rama.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për marrëdhëniet që do të ketë me opozitën jashtë parlamentit, për të cilin tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshje pa kushte.

Rama ka thënë se nëse duan paqe, paqe do kenë, por sipas tij reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet.

“Nëse duan paqe politike paqe do të kenë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.

Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë pa kushte. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Kjo e fundit ka një karrige bosh në komision, ndërsa reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet por vetëm mbështetet. Nuk kam as deponimin minimal për asnjë pazar politik për ndjenjat e askujt”, ka thënë ai.

Më tej Rama shtoi se nuk do të ketë asnjë largim nga puna për personat që janë aktualisht në bashkitë që drejtoheshin nga të djathtët.

“Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna më bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën por fitoi për të drejtën.

Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës.

Është koha për një politikë të re në raport me njerëzit e zakonshëm. Respekt cilit do që sot mori pjesë në ndëshkimin final të revolucionit skandaloz imagjinar”, tha ai.


TË NGJASHME