HomePolitikë

Rama niset drejt Ukrainës, e shoqëron kryeministri i Malit të Zi

Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama, është nisur pasditen e sotme drej Ukrainës për një vizitë zyrtare në Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shihet bashke me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama në postim.

Kujtojmë që më parë Rama ka pasur bisedë telefonike me Zelenskin, teksa vendi ynë ka ofruar mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i lùftës në shkurt të këtij viti.


TË NGJASHME