HomeSociale

Rama njoftime të tjera për koronavirusin: Kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër

Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë një bisedë telefonike me Presidente e KE-së Ursula Von Der Leyen.

Rama ka falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe zbatimin e rregullave të vëna nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ai theksoi më tej se “po punojmë ditë -natë për tëmos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin dhe ekonominë familjare e kombëtare”.

Njoftimi plotë

? SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

? FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

? BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

? JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

? DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!

K.S/GoaNews


TË NGJASHME