HomePolitikë

Rama njofton shtesë në ligjin e antishpifjes: Superdënim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se shumë shpejt do të jetë gati klaozola në ligjin e antishpifjes, për lajme të rreme në gjendje të jashtëzakonshme.

Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, mëngjesin e sotëm, Rama ka thënë se lajmet e rreme dhe që përhapin panik në situatë të jashtëzakonshme do të jenë të superdënueshme. 

“Eshte e demueshme shpifja dhe do te jete e superdenueshme ne situate te jashtezakonshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike ne sitata si kjo qe kaluam jane kriminale. Mjafton rasti i Durresit, nje lajm kriminal i shperndare se po bie spitali i Durresit solli nje te vdekur e pa llogaritur kaosin e te plagosurit ne perpjekjen per te ilkur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali kur spitali nuk kishte asgje”- tha ai.


TË NGJASHME