HomeLajmi i Fundit

Rama nuk heq dorë nga legalizimi i kanabisit: Kemi kohë, këtu jemi edhe 5 vite

Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga legalizimi i kanabisit në Shqipëri.

Rama tha se ka kohë për të menduar për pjesën e kanabisit pasi do të jetë në pushtet edhe për 5 vitet e ardhshme duke folur me bindje për sigurimin e një mandati tjetër nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Do jetë gati kur të jetë gati dhe është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare. Këtu jam edhe 5 vite. Do e shohim në vitin 2025-2029”, u shpreh Rama.