HomePolitikë

Rama: Nxitje e të rinjve drejt shkollave profesionale

Qeveria ka vendosur të ulë kuotat e pranimit në  universitete për të nxitur interesinshkollat profesionale. Gjate vizitës në një ofiçine prodhimi të profileve mekanike në Elbasan, kryeministri në bashkëbisedim me sipërmarrësit mëson se vëmendja e të rinjve tek këto lloj profesionesh është e pakët.

“Këta janë specialistë nga 40 vjet në profesion. Ky është problemi ynë. Me shkollën e mesme profesionale kemi bërë një kontratë që nga viti 2001-2002 dhe vijnë e bëjnë praktikën këtu nxënësit. Sado që jemi mundur dhe sado që i kemi inkurajuar, ka humbur dashuria për punën”.

Kryeministri Rama siguron se shkollat e trajnimet profesionale do të marrin një vëmendje edhe më të madhe.

“Ka humbur dashuria për punën, sepse duan të gjithë të bëjnë mastera shkencorë. Dhe thonë duam master shkencor të gjithë dhe e duam pa lekë. E pse duhet të prishin duart me punë. Por ne kemi filluar ta ndryshojmë dhe me arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj dhe as të mjaftueshëm, por të rëndësishëm”.

Kryeministri premton mbështetje financiare për sipërmarrjet që do të ofrojnë kurse kualifikuese.

“Bëj një projekt na e sill dhe ta mbështesim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ta diskutojmë dhe ta bëjmë model, sepse mund të jetë një model që ta na shërbejë dhe ne.  Pra, një pikë prodhimi ka dhe pikën e vet të trajnimeve, aftësimeve dhe në një mënyrë të caktuar të gjejmë mënyrën që ta bashkëfinancojmë, shteti dhe privati”.

 


TË NGJASHME