HomePolitikë

Rama nxjerr SMS-të me qytetarin që i kërkonte ndihmë

Kryeministri Edi Rama ndan me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, bisedat përmes SMS-ve, që ka shkëmbyer me një qytetar, që i kërkonte ndihmë nga Anglia, për familjen e tij që po vuajnë në errësirë, pasi i kanë ndërprerë energjinë prej 3 muajsh.

Ai kujton se po vuan ndëshkimin për shkak të borxheve të pashlyera që ka vëllai i tij, ndërkohë që ai nuk ka asnjë problem, por nuk i kanë lidhur ende kontratën e dritave.

Pas zgjidhjes së problemit, ai i ka shkruar sërish Ramës duke e falenderuar, edhe pse siç thotë nuk e ka votuar kurrë. Bashkë me mesazhin, ka dërguar edhe foton e vajzës së vogël, që i drejtohet Ramës me ‘Faleminderit xhaxhi”.

Ja si i pergjigjet Rama: “Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”.

1
2
3

TË NGJASHME