Aktualitet Lajme Politikë

Rama nxjerr videon dhe iu përgjigjet kritikëve

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë sot një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojë për “neglizhencë” ndaj zonave periferike dhe konkretisht për fshatrat. Me një status në “Facebook”, shefi i qeverisë thotë se i mirëkupton ankesat e qytetarëve, por thekson se nuk mund të pranojë faktin se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Për të treguar punën e kryer në këtë drejtim, kryeministri ka zgjedhur të publikojë një video nga Myzeqeja, ku shfaqet një rrugë e asfaltuar, ndërsa thotë se para 6 vitesh kjo zonë ka qenë komplet e harruar.

“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin? JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh?) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore?#ShqipëriaqëDuam????”-shkruan kryeministri, Edi Rama.

Related posts

Shoqërohet në polici ish-deputeti Luçiano Boçi

Xhensila Gotanews

Protestuesit në Fier përplasen me policinë, në Berat digjen goma

Anxhela news

Parashikimi i horoskopit 20 Qershor

Mila
Na Kontaktoni!