HomePolitikë

Rama: Opozita nuk po rrëzon qeverinë, po familjet dhe ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në këto momente me qytetarët e Beratit në kuadër të projektit kombëtar ‘Bashkia që duam’. Rama foli për protestën e nesërme të opozitës, dfuke shtuar se nuk mendonte se do të vinte dita që opozita të kërkonte rrëzimin e qeverisë me dhunë. Sipas tij në këtë mënyrë nuk do të mund ta prekin qeverinë, por familjet dhe ekonominë shqiptare.

Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë me dhunë. Këto janë gjëra që Shqipëria i ka parë dhe që dukeshin sikur nuk do të ndodhnim më kurrë se ka arritur pjekuria, por ja që po ndodhin.

Tani një gjë është e sigurt me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Nuk preket dot, përkundrazi po të ishte për qeverinë dhe shumicën në Parlament as nuk do t’i hynim fare këtij diskutimi, por ka gjëra të tjera që preken. Preket Shqipëria, preket çdo familje, preket drejtpërdrejt ekonomia e çdokujt.”, tha Rama.


TË NGJASHME