HomePolitikë

Rama padit Berishën për shpifje

Kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin Sali Berishën për shpifje. Rama kërkon dëmshpërblim 100 mijë lekë nga Berisha për dëmin moral që i ka bërë. Kjo padi është bërë për shpifjet që janë artikuluar ndaj tij në lidhje me paktin me Greqinë.

Mësohet se Rama ka dërguar në gjykatë 40 padi për shpifjet që janë bërë nga deputetët e opozitës. Ato janë shqyrtuar nga gjyqtarja Fida Osmani, në seancën e parë gjyqësore që është mbajtur sot. Duhet të kujtojmë se Edi Rama vazhdimisht ka ngritur padi për shpifjet ndaj tij.


TË NGJASHME