HomePolitikë

Rama padit Haradinajn, reagon ashpër Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas padisë që ky i fundit bëri nga homologut të tij Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili e cilëson veprimin e Ramës një tradhti që bëhet në ditën kur përkujtohej masakra e Reçakut, ndërsa shton se kryeministri shqiptar është pjesë e së njëjtës gjë me Vuçiç.

REAGIMI I VASILIT
Tradhetia:Ndersa perkujtohet Reçaku Rama padit Haradinaj!
Edi Rama kryeministri i shtetit amë Shqiperise tradhetisht dhe pabesisht padit luftetarin Ramush Haradinaj.

Vuçiç nuk e njeh Reçakun dhe Rama ndersa perkujtohet Reçaku padit Haradinajn qe ka derdhur gjak per Kosoven.
Rama dhe Vuçiç dy pjese te se njejtes gjëje.
Turp historik, damke tradhetie, qe do ta shoqeroje gjithe jeten kjo eshte per Edi Ramen padia, qe vetem i merr te keqen Ramushit!!


TË NGJASHME