Aktualitet Lajme Sociale

Rama para studentëve të Bujqësorit: “Mua të shkretin më keni bërë Instagramist”

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Universiteti Bujqësor se protesta e studentëve e ka detyruar atë që të merret edhe me Instagramin.

Rama tha se nëpërmjet dialogut do të dalë një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njëlloj dhe një pjesë për çdo universitet me specifikat e veta.

“Nga ky proces ne do të dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njëlloj dhe një pjesë universitet për unversitet.

Si u bëka plotësimi i ktyre pikave me megafon. Si të dal në ballkon t’i plotësoj apo në instagram?

Në instagram ua kam thënë ‘po’ për çdo pikë, qeveria e pranon sfidën për këto pika se edhe mund të mos i pranonte fare e te thoshte vazhdoni rrini aty.

Plot qeveri e bëjnë nuk dialogojnë fare. Kur qeveria thotë  jam shumë dakord që janë çështje të rëndësishme, ti thua jo nuk vij, plotësoji.

Me shumë respekt kam frikë se shumë nga ata nuk i dinë çfarë duan”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Related posts

Samiti i Berlinit, Thaçi: Nuk ka dialog pa…

Anxhela news

2 mijë pronarë në kodrën e Porto Palermos

Mila

Vakti më i rëndësishëm i ditës, ja ç’duhet të bëjmë çdo mëngjes

emanuela
Na Kontaktoni!