HomePolitikë

Rama paralajmëron “çunat e shkathët” të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut në Elbasan, i ka bërë thirrje “çunave të shkathët”, që të kenë kujdes ditën e zgjedhjeve, sepse sipas tij nëse do bëjnë ndonjë dëm ditën e votimeve, atëherë nuk do dalin më kurrë nga Shqipëria.

Rama tha se çunat e shkathët të Elbasanit kanë qejf të lëvizin në Europë, por kjo do t’u ndalohet nëse do të prekin zgjedhjet.

Kryeministri tha se nuk shkohet në burg për Lulzim Bashën, pasi sipas tij, ai la pa punë shokët e tij.

“Çunat e shkathet të Elbasanit, që keni qejf të lëvizni, në Itali, Holandë, Francë , etij.

Kush e ka për zemër të shkojë të votojë, kush e ka përzemërt ti fusë një vizë PS dhe Gledit, ti fus një vizë. Por kujt i rreh zemra të bëj ndonjë dem, ikni çuna, ikni se nuk keni për të dalë më kurrë nga Shqipëria.

Çuna mos ja zëni vendin në burg, ati figurës, ai le ta provojë.  Mos ja zëni venin, ai le ta provojë. Por nuk është vendi për të bërë burgun e atij.

Nuk shkohet në burg për kafe turke. Nuk shkohet në burg për Lulin, shikoni si i la shokët e vet pa punë. Kryetarët e bashkive i la pa punë.

Unë ua kam fajin apo Taulanti? Mezi po prisnim që të na dilni para të gjithë Haxhijtë, por nuk dolën. Doli burri i fallxhores, që kjo nuk është firma ime, se firma ime ka anuluar firmën time. Dhe u bë përshesh. Ata se kanë problem t’ju lenë pa punë, por juve do ju lenë edhe pa i paketë cigare po shkuat në burg”, tha Rama.


TË NGJASHME