HomeSociale

Rama paralajmëron masa më shtrënguese, thirrje opozitës

Në fjalën e tij në Kuvend,kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet në Kodin Penal duke e cilësuar atë aktualin si një Kod që nuk ka asgjë për gjendjen e fatkeqësisë dhe dënimet për masat.

Rama thotë se dënimet nuk janë për popullin por për individët të cilët shkelin masat dhe janë rrezik për popullin.

”Populli dhe dënimi, populli dhe gjoba. Populli është ai që shkel ligjin, populli është ai që shkel masat. është individ jo popull, Për interesin e popullit individi ndëshkohet. Nëse në diktaturë mund të thuhet që ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit që përfaqëson për qeverinë, në demokraci ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit për popullin, për askënd tjetër.

Meqë nuk doni, nuk doni se unë nuk e di që s;ka mundësi mos e dini por nuk doni të pranoni dhe të kuptoni, ta dëgjoni, ta lexoni që në kodin tonë penal s’ka asgjë për epideminë. është i vetmi Kod Penal në Europë që s’ka asgjë, ah po ka për kafshët, karantinimin e kafshëve.
Danimarka ça është diktaturë, 3 vjet, 6 vjet, 8 vjet dënimet, 3 për ata që shkelin rregullat në funksion të epidemisë, 8 vjet atë që përfiton nga shkelja e rrregullave. Dikush merr në qafë të tjerët se do të bëjë biznes. Sllovakia, 3 vjet, 5 vjet 10 vjet burg për shkeljet e karantinave.
Italia ça është, diktaturë? E ka pasur dënim me vdekje, e ktheu në burgim të përjetshëm. çfarë duhet të kuptoni ju. E para njëherë këto masa nuk janë përgjithmonë por për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe janë për tani, dhe javët në vijim. Janë dhe për largqoftë kur do të ndodhë më vonë. Po të shikoni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje, sa më shumë garantohet sistem shëndetësor, sa më pak lajme të këqija. Sa më pak shtretët ka në spital aq më shumë rriten shkeljet.
Njerëzit duhet të mendojnë se kjo iku. Tani është Edi Rama që na mban brenda, që nuk do të shkojmë në punë, apo që nuk do të shkojnë në tokë ta punojnë dhe pse nuk është ndaluar. Dhe është Edi Rama që ka fantazinë e diktaturës. E kundërta është e vërtetë. Nuk e di kush e përmendi Austrinë. Austria ka të njëjtin plan si ne. Pak më të avancuar në ditë. E dëgjuat çfarë tha kancelari, kemi me dorën tek frenat

Ky virus nuk ikën si gjermani i fundit siç tha Myslymi. Po flas gjëra me rëndësi. Këto masa janë për ata njerëz që përbëjnë rrezik për popullin. Po përgatisim një plan me protokolle sigurie për të gjithë ata që do bëjnë biznes. Si mund të vazhdojmë me lokale, hapen, rimbyllim, rihapen. Do ketë më shumë raste nëse nuk marrim masat, për këto janë masat. Për ata që janë në autobus, për ata që kanë mundësinë të flasin por s’kanë përgjegjësi. Po ti për çfarë të kemi këtu? Ai që s’ka përgjegjësi, është në autobus, dhe thotë jam OJF dhe thotë nuk bëhet Kodi me emocione dhe duhen nja 6 muaj.
Mos shko tek prindërit t’i takosh, lerja ushqimin tek dera. Fëmijët mos shkojnë në shkollë, kush shkon në shkollë bashkëpunon me armikun. Të gjitha janë të përmbysura, por jo se i përmbysëm ne.”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe më shtrënguese javët në vijim për të gjithë ata persona që shkelin masat kundër koronavirusit.

Kryeministri iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare të votojnë ndryshimet në Kodin Penal, pasi ndryshe ata mbrojnë dhe bëhen agjentë të COVID-19.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë tender sekret në Shqipëri, por janë dhënë me procedurë të përshpejtuar, siç e përcakton ligji.

“Në javët në vijim do shtrëngojmë masat për ata që nga hapja do të sjellin përhapje të virusit. Mjafton që ata të jenë 100 veta për të na mbyllur prapë brenda, dhe atëherë as qese s’ka. Kjo duhet parë si luftë e përbashkët, sepse e tillë është. Ky rrezik nuk pyet fare, as kush je, as sa i gjatë je, as sa democrat apo socialist je, as sa i zgjuar apo budalla je, por të kap dhe kaq. Për këtë të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos ushqejnë popullin me mllef, tenderi këtu e tenderi atje. Tendera sekretë, nuk ka tendera sekretë në Shqipëri, asnjë, janë procedura të përshpejtuara siç e parashikon ligji.

Prandaj, ju bëj thirrje mos bashkëpunoni me COVID, votoni Kodin, mos u bëni agjentë të COVID në Parlament, votoni kodin, mos votoni kundër, duke bërë atë që COVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’iu hipi në kurrizë ata që shkelin rregullat dhe t’i kthejë në transportues të bombave të veta. Çfarë bën bomba më shumë, sesa vret njerëz. Ndryshimi është se bombën ta hedh armiku me avion nga larg, ndërsa këto lloj bombash i transporton ti që je i papërgjegjshëm, i pavetëdijshëm, një dokrraxhi dhe dënglaxhi. Armikut i shërbehet ose se të korrupton, ose se je budalla”, tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME