HomePolitikë

Rama paralajmëron për herë të fundit portalet, i kërcënon me mbyllje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër dhe me një paralajmërim të prerë për të gjithë portalet dhe kanalet e informimit, të masin me kujdes fjalët në raportimet e tyre lidhur me gjendjen pas tërmetit.

Me një shënim në llogarinë e tij në Twitter, Rama e thotë prerë: Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Kryeministri Edi Rama ne Twitter:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!


TË NGJASHME