HomeSociale

Rama paralajmëron qytetarët: Jeni të rrezikuar nga bombat e padukshme

Kryeministri Edi Rama me anë të një tjetë mesazhi në “Facebook” ka dhënë njoftimin se ushtria dhe policia janë angazhuar sot për të siguruar që njerëzit të ruajnë distancën në hyrje dhe brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike.

Në mesazhin e tij Rama iu përgjërohet të gjithëve që të mbajnë radhën si njerëz të rezikuar nga ombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje dhe zgjatje të pafundme të kësaj lufte.

Si një ndër masat kryesore të parandalimit të koronavirusit Rama publikon edhe shembuj se si e lufton bota armikun kur shkon për të blerë ushqime dhe ilaçe.

Postimi i plotë

 POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE

BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME