HomePolitikë

Rama për gazetën italiane “Libero”: Opozita se ka me vete popullin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Libero”, për të folur mbi situatën aktuale politike në vend. Rama është shprehur se opozita është larguar nga Parlamenti, por mazhoranca aktuale nuk është e rrezikuar.

Kreu i qeverisë është shprehur se ai nuk është “Duçja”, pavarësisht se sipas tij opozita është tërhequr në malin “Aventine”, siç bëri dikur pakica italiane.

Opozita është jashtë Parlamentit, të tërhequr në malin Aventine siç do të thoshit ju, por unë nuk jam Duçja.. Ata duhet të kthehen në Parlament nëse duan të përballemi me njëri-tjetrin, kështu ata vetëm i bëjnë keq Shqipërisë, duke ofruar një imazh të ndryshëm të vendit nga realiteti. Ne nuk jemi në rrezik destabiliteti. Kjo është një protestë para Parlamentit dhe ata nuk e kanë popullin me vete.

Fitova dy vjet më parë me një shumicë absolute, ekonomia e vendit rritet me 4% në vit, pas pak kohe janë zgjedhjet lokale dhe nëse nuk bëjnë pak zhurmë kundërshtarët e mi rrezikojnë një humbje tjetër”, ka thënë Rama.


TË NGJASHME