HomePolitikë

Rama për Saimir Tahirin: Është fakt konkret që…

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët gjatë konferencës nëse po i dërgon mesazhe Gjykatës Kushtetuese kur thotë se ish-ministri Saimir Tahiri është i pafajshëm. Ai tha se pafajësia e Tahirit është një fakt konkret dhe nuk i pëlqen të merret me procesin gjyqësor.

Unë po flas për një fakt konkret nuk merrem me procesin dhe për procesin PS është një tjetër shembull pse ne jemi ndryshe, ka bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti në vend, kur një përfaqësues i lartë i saj është vënë në akuzë publike, shkarkimi i plotë i tij dhe tërheqja e plotë e PS për të bërë avokatin e tij në publik.

Këtu hidhen bomba bazuar në ‘alo nice’ imagjinoni çfarë. Unë fola për pjesën e përgjimeve, ato janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe për demokracinë’, theksoi kryeministri.


TË NGJASHME