HomePolitikë

‘Rama po e çon vendin drejt një konflikti civil’, zbardhet takimi i Metës me ambasadorët e BE-së

Ditën e djeshme kreu i shtetit, Ilir Meta mbajti një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së. Mësohet se fokusi i takimit ishte situata e rënduar politike dhe dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit si ditë zgjedhore.

Panorama shkruan se kreu i shtetit, për rreth 2 orë, ka diskutuar me ambasadorët mbi qëndrimet e tij mbi krizën politike, që ka kapur vendin. Burimet bëjnë me dije se Meta ka theksuar para diplomatëve, se vendimi i tij është në mbështetje të kompetencave, që Kushtetuta e Shqipërisë i jep atij. Ky dekret, sipas Metës, është plotësisht konform Kushtetutës dhe tanimë ai ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare, duke shtuar se zbatimi i tij është i detyrueshëm.

Për sa i përket krizës politike, kreu i shtetit ka theksuar se ky vendim i tij duhet të shfrytëzohet nga aktorët e krizës politike për gjetjen e gjuhës së bashkëpunimit ,në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, e cila, sipas tij, do t’i shërbente edhe aspiratës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij, tensionimi i situatës dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama rrezikojnë ta çojnë Shqipërinë drejt një konflikti civil.


TË NGJASHME