HomeLajmi i Fundit

Rama porosit Braçen/ Firmoset vendimi për heqjen e taksës doganore për çdo vaksinë antiCOVID

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim lidhur me heqjen e tarifën doganore, për të gjitha vaksinat antiCOVID që do importohen në vendin tonë.

Erion Braçe, me porosi të Edi Ramës ka firmosur këtë vendim. Në vendim thuhet se ndryshimi lejon që vaksinat anti Covid por edhe të tjera me kod specifik do të importohen pa taksë.

Rikujtojmë se para tre ditësh kanë mbërritur në Shqipëri 975 dozat e para të vaksinës, të cilat kanë nisur të injektohet tek mjekët dhe infermierët,

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:

“? 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
? 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.