HomePolitikë

Rama: Portali për mësuesit ndaloi korrupsionin

Në ditën e mësuesve, Kryeministri Edi Rama ka përmendur disa prej reformave të qeverisë në sistemin arsimor.

Duke folur në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, Rama u shpreh se portali i krijuar për mësuesit, ka rritur meritokracinë për t’u bërë pjesë e sistemit të mësuesit dhe ka ulur ndjeshëm korrupsionin.

Një moment i veçantë i kushtohet mësuesve. Ne jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen mirë të vë në pah se edhe pse ka ende shumë për të bërë për shkollën, për mësuesit, sot kemi konsoliduar falë një tjetër platforme, portalit për mesuesit, meritokracinë në sistemin e përzgjedhjes së mësuesve.

Ishte pak vite përpara koha kur mësuesit ishin kthyer mish për top, pushoheshin nga puna apo merreshin në punë sipas tekave të partive politike.

Dhe qysh prej fillimit të punës me portalit ne sot kemi 4 mijë mësues të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga klasifikimi i pikëve të marra në portal.

Është një ndryshim i madh i sistemit të mësuesisë në Shqipëri, ashtu sikundër nuk është vetëm rekrutimit, por është ndaluar korrupsioni edhe në sistemin e trajnimeve. Janë kryer trajnime falas të të gjithë mësuesve sipas nevojave dhe modulet janë hartuar me standarde profesionale.

Këtë vit kemi 983 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta. Pagat e mësuesve janë rritur me 22% dhe po ashtu është çelur një fazë e re për studentët e mësuesisë që ka tani më kritere të forta dhe ka edhe bursë mbështetëse për ata që janë me nota më të larta”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.


TË NGJASHME