HomeSociale

Rama poston grafikun e përhapjes së koronavirusit dhe ka një pyetje për të gjithë

Kryeministri Rama vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, nëpërmjet postimeve të shumta në rrjete sociale. Gjithmonë duke paraqitur rregulla apo duke bërë apele dhe thirrje për zbatimin e rregullave, këtë radhë kryeministri ka shpërndarë një grafik ku duket kurba e zhvillimit të koronavirusit në shtete të botës.

Në grafik duket se si ka ecur virusi pas 20 rasteve të para. Dallohet qartë se kurba e Shqipërisë është më ndryshe nga vendet e tjera, por gjithsesi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët. “A do të vazhdojmë me këtë ritëm apo do e lëshojmë veten dhe ta çojmë vendin në katastrofë?”

? KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e…

Posted by Edi Rama on Saturday, March 28, 2020

TË NGJASHME