HomePolitikë

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë

Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se në 8 prill i kishte dorëzuar atij një projekt-platformë, duke e mohuar një fakt të tillë.

Kryeministri thotë se është i gatshëm që të ulet në një tryezë me Metën, opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi.

Reagimi i Ramës

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME