HomeShëndeti

Rama prezanton flotën e re të autoambulancave: S’janë thjesht taksi!

Ministria e Shëndetësisë, i ka shtuar flotës së saj mjekësore, edhe 52 autoambulanca të reja. Gjatë prezantimit të tyre, kryeministri Rama ka thënë se ndryshimi i urgjencës me të shkuarën, është tani si dita me natën.

“Se si ishte urgjenca mjekësore kjo është një histori që do të kërkonte kohë të gjatë për ty treguar dhe vështirësi të mëdha për tu pranuar, pasi thonë se të këqijat harrohen shpejtë. Ashtu sikundër mjekët e dinë shumë mirë se pacientët e harrojnë çfarë heqin sapo dalin nga spitali. Tashmë ambulancat nuk janë thjesht taksi, por shërbim ambulant që ka përgjysmuar 50% numrin e atyre pacientëve apo njerëzve në nevojë për shërbim, duke ua dhënë shërbimin në banesë”, – tha kreu i qeverisë.

Ai deklaroi se sot me shumë krenari mund të thuhet se e shkuara është përgjithmonë e shkuar, edhe pse e ardhmja është ende larg, për një urgjencë mjekësore që të jetë në lartësinë e sfidës për t’iu përgjigjur urgjencës së çdo familje apo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

Sipas tij, sot ka një reformë domethënëse dhe se për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet të spitalit dhe t’iu biesh telefonave që nuk përgjigjen që pasi lajmëron spitalin, spitali të lajmërojnë urgjencën.

“Sot urgjenca kombëtare shëndetësore, është një sistem autonom dhe e shndërruar nga një shërbim i degraduar dhe me imazhin e një funksioni të pashpresë të shtetit, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Personeli i urgjencës krahasuar me 5 vite më parë, sot është dyfishuar, kemi urgjencë kombëtare mjekësore të dixhitalizuar, kompjuterizuar, e cila i përgjigjet në kohë reale çdo thirrje”, u shpreh Rama./tch


TË NGJASHME