HomeSociale

Rama prezanton platformën ‘E-learning’ në mjekësi

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar platformën ‘E-learning’, që pritet të aplikohet në sistemin e shëndetësisë, e ka konsideruar këtë një moment historik, ndërsa shtoi se me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin.

Ky është një moment historik për mjekësinë shqiptare. Ish-Kryeministri i Italisë është këtu për të promovuar një produkt ekselent dhe iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë.

Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm. Është sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore.
“, tha Rama.


TË NGJASHME