HomePolitikë

Rama prezanton platformën “Mjekë për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se ky portal është një shans dhe strategji për të gjithë ata që duan të shërbejnë në spitalet e vendit. Ai ftoi mjekët e rinj të aplikojnë duke u garantuar se procesi i garës do të jetë transparent për të gjithë, dhe se përzgjedhja e tyre prej miqve dhe partive politike ka përfunduar.

Sot 1400 infermierë janë punësuar me këtë sistem. Pyetini se a janë punësuar pa kapur asnjë për krahu, por thjesht duke aplikuar në bazë të testimit të tyre. Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ do të bëjë të njëjtën gjë.

Sot ka 112 vende të lira dhe të gjithë mund të aplikojnë dhe në bazë të ranikimt do të punësohen. Proceduarat janë të shpejta dhe nuk ka shans askush që mund t’i parakalojë në mënyrë të padrejtë. Nga janari i 2018 kemi punësuar 480 mjekë, nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Këto që ju dëgjuat nuk janë thjesht fjalë”
, tha Rama.


TË NGJASHME