HomeSociale

Rama prezanton projektet energjitike në Parkun e Karavastasë dhe HEC-in e Skavicës

Pas shpalljes së kompanisë fituese të ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një arritje për ekonominë dhe sektorin energjitik pasi në sistem po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.

Shqipëria, sipas tij, ka potenciale në sektorin e energjetikës dhe pikërisht siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar.

Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime  dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë’ tha Rama.

Rama njoftoi se shumë shpejtë do të nisë edhe projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, i cili do të financohet 100% nga buxheti i shtetit.

Ndërsa tha se janë në plan edhe disa projekte te tjera, Rama veçoi një mundësi për një investim të madh të huaj në energjinë me erë.

Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti.

Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve kur pasojë, si rezultat i derdhjes, së parave në formë uji duke shkaktuar dëme. Janë edhe disa projekte të tjera, që janë në proces. Urojmë një kompleks energjie me erë, por nuk jemi me pikën që të jemi të bindur se procesi do të shkojë deri në fund. Jemi duke vlerësuar një mundësi tërheqëse dhe një mundësi reale për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Është një lajm i mirë” tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME