HomeSociale

Rama prezanton projektin për vijën liqenore të Shirokës, ja emri që zgjedh

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një pjesë nga punimet që po bëhen për shëtitoren e re të Shirokës, të cilën e ka cilësuar si “Lungolago”.

Duke postuar foto nga puna për shtrimin e pjesës përgjatë vijës liqenore, Rama shkruan se projekti transformues i Shirokës “do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos?”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj”.

Postimi i Ramës

Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese?

Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos?”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës?

#ShkodraqëDuam?
#ShqipëriaqëDuam??

Replikat 

Por, kaq ka mjaftuar qe te vershojne komentet ne postimin e Rames. Shume qytetare e shigjetojne per emrin qe ka gjetur, duke i kujtuar Lungomaren e Vlores dhe duke e kritikuar se po vendosen gjithandej emra jo shqip. Rama, sigurisht ka bere sqarimin e vet, duke u dhene pergjigje gjithe “kritikeve”.

1
1
shiroka1
shiroka2
shiroka3
shiroka4
shiroka5

TË NGJASHME