HomeSport

Rama promovon “Arenën Kombëtare”, UEFA pret zhvillimin e ndeshjes testuese

“Arena Kombëtare”, është një prej projekteve më të mëdhenj në sportin shqiptar. Të gjithë sportdashësit shqiptarë, janë në pritje të përfundimit të stadiumit dhe inagurimit të shumëpritur në ndeshjen ndaj Francës. Dje kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video të shkurtër nga brenda stadumit. Në komentet e shumta, dallohet entuziazmi, por edhe disa kritika në lidhje me mungesën e një tribune të plotë.

Në këtë stadium pritet të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë, për eleminatoret e Kampionatit Evropian, gjithsesi, UEFA ende nuk ka dhënë konfirmimin. Përpara ndeshjes së 17 nëntorit, do të luhet një ndeshje e futbollit të femrave, Apolonia-Vllaznia, për të testuar stadiumin e ri dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar nga UEFA.


TË NGJASHME