HomeSociale

Rama publikon nismën e rëndësishme të qeverisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim virtual live në “Facebook” me qëllim informimin për një nisëm shumë të rëndësishme të qeverisë.

Rama ka bërë me dije se drafti për amnistinë fiskale e shoqëruar nga ajo penale do të kalohet këtë javë në qeveri dhe në maj do të miratohet në Kuvend.

Ai shprehet se ajo do të ndahet në tre faza, ku në fazën e parë detyrimi i pagesës do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.

Për të përfituar nga kjo paketë thotë Rama duhet vetëm një pashaportë shqiptare dhe kjo bëhet kryesisht për emigrantët që kanë nevojën të formalizojnë paranë e formalizuar.

Kategoritë që përjashtohen nga amnistia sipas kryeministrit janë politikanët, personat që kanë kryer veprimtari kriminale dhe korrupsion, zyrtarët e Policisë, Gjykatave, Prokurorive por edhe të insitucioneve të tjera të lartë.

”Amnistinë fiskale do e kalojmë këtë javë në qeveri dhe më pas do e dërgojmë në Kuvend ku do të miratohet në maj. Amnisti fiskale. Amnisti e domodoshme pasi për 30 vjet me radhë ne e dimë shumë mirë që në radhë të parë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që e kanë pasur dhe e kanë ende sot t’i depozitojnë në banka. Duek vazhduar edhe me shumicën dërrmuese në Shqipëri që si rezultati i transformimit të madh ekonomik dhe rrënjës në raportin mes idnividit dhe sistemit në një ecuri në të përpjetë në vitet ’90 dhe më pas kanë kursime të cilat padiskutim janë të interesuar t’i depozitojmë po ashtu dhe kompanitë që kanë të ardhura dhe të kenë mundësi t’i depozitojnë në banka. Amnisti gjithpërfshirëse të të gjithë atyre që jetojnë jashtë vendit dhe këtu dhe që janë në nevojën 30- vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë në dispozicion.

Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe të ardhurat nga korrupsioni. Nuk amnistohen. Pra përjashtohen ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale. Po ashtu përjashtohen padiskutim politikanët, zyrtarët e lartë së bashku me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në Polici, Gjykatave, Prokurorive apo në radhët e rangjeve të larta dhe administratës. Gjithë të tjerët përfitojnë, do të përfitojnë, kur të miratohet në Kuvend.
çdo qytetar, çdo qytetar që ka pashaportë shqiptare mund të përfitojë nga amnistia natyrisht nëse nuk është në kategoritë përjashtuese që përmenda. Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej 1 viti dhe të ndahet në 3 fasha, 4 mujore.
Fasha 1
Detyrimi për të depozituar paratë-  5%
Faza 2-  7%
Faza3-  10%
Por sigurisht do të diskutohen dhe kolaudohen.”- tha Rama.

Rama deklaroi se brenda 24 orëve do të lajmërohen të tjera biznese që do të kenë mundësi të hapen që nga 27 prilli. Në rast se nuk zbatojnë një protokoll të caktuar për hapjen e biznesit, shtoi Rama, i pret një penalizim i fortë.

“Duke filluar që nga 27 prill sipas planit që kemi ndërtuar do të ketë të tjera biznese që do të hapen. Ajo që dua të nënvizoj është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar pasi hapja vjen me risk. Ne kemi në dispozicion mjete të forta penalizuese, shto masat që hyjnë në fuqi nga Kodi Penal, por mbi të gjitha kjo është cështje e ndërgjegjes.

Duhet të marrin autorizimin përkatës për hapjen e punës, mjafton që ta kenë aty kur të kërkohet. E gjithë hapja shoqërohet me protokoll specifik. Kushdo që ka lejen për të ushtruar aktivitetin ka edhe protokollin përkatës, penalizimi është pasoja e shkeljes nga pikëpamja ligjore, por në këtë situatë shkelja ka pasojë më të madhe, duhet shumë ndërgjegje dhe angazhim për të mos ceduar”,- tha Rama.

Rama ka dhënë lajmin për 176 individë/ familjet që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike duke theksuar se nga nesër fillon lëvrimi i bonusi. Ai shpreson që deri në javën e parë të majit bonuset, që janë 400 mijë lekë për person të shkojnë të gjitha në llogaritë bankare përkatëse.

Kryeministri Rama ka përmendur dhe familjet që nuk kanë përfituar deri tani të cilat janë në vështirësi ekonomike por nuk janë pjesë të ndihmës ekonomike.

”Ata që punojnë në të zezë apo kanë vështirësi ekonomike, janë në grup prej 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike por edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lartë se i atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh se të tjerët. Po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, një herë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë, kur do të ndodhë, do e kemi këtë javë të qartë. Do mundemi ta lajmërojmë edhe këtë shumë prej atyre që ankohen që janë në punë në të zezë, vështirësi ekonomike. Ndihmë ekonomike direkte.”- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME