HomeSociale

Rama publikon projeksionet e qeverisë: Masat lehtësuese kanë të bëjnë me …

Kryeministri Edi Rama raportoi se ka nisur shpërndarja e pagave të luftës për biznesin e vogël dhe ata që iu është bllokuar aktiviteti, për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.

Në një komunikim live në “Facebook”, kryeministri tha se sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës.

“Dua të vë theksin tek fakti që sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot, dhe në fund të javës do të kalojnë të tjera, mbi 60 mijë paga lufte. Aplikimet bëhen në faqen online tek drejtoria e tatimeve, ku pas verifikimeve bëhen miratimet. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t’i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill”, tha Rama.

Më tej, kryeministri publikoi projeksionet e qeverisë, duke thënë se nëse nuk do të ishin marrë masat urgjente kundër koronavirusit, sot në Shqipëri do të kishim mbi 3 mijë të infektuar dhe 286 viktima.

“Sot do të kishim 3008 të infektuar me projeksonin maksimal, në atë mesatar do të ishim 600, sot kemi më pak, jemi me 300 të infektuar dhe kjo është për shkak të masave që kemi marrë. Nëse nuk do të kishim marrë masa, sot do të kishim 286 të vdekur, por sot kemi vetëm 21 të vdekur. Ajo që është matja më adekuate është me 1 milion banorë. Kemi sot një bilanc më se inkurajues, edhe pse asnjë bilanc nuk mund të bëhet në mes të lufts. Nëse do të ecim kështu, ne do ta mbarojmë luftën me kryet lart”, theksoi kryeministri.

Ai tha se orari për të bërë Pazar do të rritet nga 60 minuta në 90 minuta dhe se qytetarët mund të dalin për Pazar me automjetet e tyre. Po ashtu njoftoi se bizneset që tani lejohen të punojnë, kanë mundësi të thërrasin në punë punonjësit e tyre.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie. Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e cojmë në 90 minuta, kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por me sanksione të forta, heqje e lejes së drejtimt në raste shkeljesh”.

Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet pasi e cilëson si një histori që vijon dita ditës.

”Hapja e lokaleve, trimat e lagjes që nuk rrijnë dot pa pirë kafe. Vazhdon historia, janë shumë pak por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Prandaj do dënohet me heqje lirie, heqje patente dhe sekuestrim automjeti, konfiskim çfarë ka brenda saj.
Masat bëhen për ata në punë, që mos hiqen njerëz nga puna, nuk bëhet për këta që hapin lokale. Nuk u hap loja këtu, këtu loja u mbyll. Do i mbyllin derës nga mbrapar të institucionit të rehabilitimit shoqëror jo të shtëpisë.”- tha Rama.

Më tej Rama shprehet se ata që presin në Kapshticë të hyjnë në Shqipëri janë rezidentë në Greqi dhe nuk kanë asnjë urgjencë për të hyrë në Shqipëri përveç se të takojnë familjet e tyre. Ndërkohë, për ata që kanë probleme të tjera, para se të takohen me familjarët e tyre, do të karantinohen për 14 ditë në struktura hoteliere me shpezimet e tyre.

“Në kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem ndërkohë në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Sigurisht që në një kohë tjetër kjo do ishte absurde por në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi.

Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të hyjmë në proces të ndërmjetëm dhe kush do të vi në kufi me dokumenta rezidente në vende të tjera nuk do lejohet të hyjë. Kush vjen me pretendime të tjera, do të karantinohen në hotele, në dhomë mbyllur me shpenzimet e veta.

Është e vetmja mënyrë për të mbrojtur popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa dhe mund të mundësojmë hyrjen pë rata që janë vërtet me një arsye. Ardhja nga rezidentët është e papranueshme. Është papërgjegjshmëri. Sidoqoftë brenda 24 orësh do të bëhet publike si do të veprohet e cilat do të jenë mekanizmat se si do të veprohet në kufi. Po para cdo kontakti me familjen, do të respektohet 14 ditë karantinë, i ruajtur nga policia. “ u shpreh Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME