Aktualitet Lajme Politikë

Rama publikon qëndrimin e aktores Ilire Vinca për Teatrin

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot qëndrimin e aktores Ilire Vinca, sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në qëndrimin e saj të postuar nga kryeministri Rama, aktorja shprehet se një tetarët i ri do të ishte një freski edhe për audiencën, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

Postimi i plotë i Ramës:

Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

ILIRE VINCA :

Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!

Capture

Related posts

Shpërthim i fuqishëm në Bllok, dyshohet për të lënduar

Xhensila Gotanews

97 kilogramë drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Mila

Grabitja në Rinas, shoqërohet një tjetër person

Mila
Na Kontaktoni!