HomeSociale

Rama: Qeveria s’mund të bëhet babai dhe nëna për çdo student

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan për të prezantuar paktin për Universitetin.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tarifat janë vendosur nga universitetet, ndërsa qeveria mori vendim për të vendosur një tavan në mënyrë që të mos kalohet limiti. Sipas Ramës, tarifat sot janë nën kosto, por qeveria sipas tij nuk është babai dhe nëna kur vjen çështja tek arsimi i lartë.

Është shumë e qartë që tarifa sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nëse ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta.

Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë.

Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër” tha Rama gjatë takimit.


TË NGJASHME