HomePolitikë

Rama reagon për aksionin në Shëngjin-Velipojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashper pas aksionit me te fundit policor ne Shengjin, per lirimin e hapesirave te plazhit te zaptuar paligjshmerisht. 

Teksa poston videon nga aksioni ne fjale, Rama thekson se “Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta”.

Ne fund e ka edhe nje paralajmerim te forte, duke garantuar se “me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Populli”.

Postimi i Ramës

Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta. Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit?


TË NGJASHME