HomePolitikë

Rama sfidon Rudina Hajdarin

Kreu i qeverisë, Rama i është përgjigjur replikës së deputetes së PD, Rudina Hajdari, pasi kërkoi që të ketë ndryshme në sistemin zgjedhor, si dhe se për vendimin e parlamentit holandez, përgjegjësi ka PD.

Rama iu drejtuar Hajdarit duke i thënë se e ka cituar gabim, ndërsa shtoi se “nuk thashë që për vendimin e parlamentit holandez e ka fajin partia demokratike rrugore, por thashë që ajo dhe shoqja e rrugës, lëvizja socialiste për fall festuan për një vendim kundër shqiptarëve”.

“Ka njëmijë e një arsye për të marrë qeverinë, por nuk ua tregoj unë, si nuk ua tregova edhe atyre para jush, unë e di, por nuk ua tregoj. Popull më politikan se shqiptarët nuk ka, nuk i gënjen dot, e ndjejnë se kush i gënjen, mashtron kush ua fut kot, kështu që gjeni arsye se ka plot për të thënë se ju jeni më të zotë se ne dhe urdhëro merrni votat”, tha më tej kreu i ekzekutivit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Zonja Hajdari të më ndjeni por unë e kam problem kur më citojnë gabim unë nuk thashë që për vendimin e parlamentit holandez e ka fajin partia demokratike rrugore, por thashë që ajo dh shoqja e rrugës, lëvizja socialiste për fall festuan për një vendim kundër shqiptarëve

Unë jam shumë simpatizues i opinionit tuaj që ne duhet ti mbushim mendjen Holandës, por kjo e tejkalon imagjinatën,.

Përsa i takon teorisë që të investojmë në shëndetësi dhe arsim që mos ikin shqiptarët jashtë, e dini zonja Hajdari se sa kroatë kanë aplikuar për punë në Gjermani, 100 mijë kroatë kanë kërkuar punë në Gjermani në vitin 2018

kush mendon se ne do zbulojmë çelësin magjik për të ndaluar që njerëzit duan të vrapojnë pas ëndrrave të tyre në vende më të zhvilluara se ne thjesht ose është navi ose bën politikë, që kush ta hajë ta hajë.

Paskan ikur 500 mije, kush e  tha, profesor doktor Edmond Spaho, për të mos thënë për doktorin tjetër që na bëri nderin e madhe që na la shëndenë nga salla e parlamentit.

Ka njëmijë e një arsye për të marrë qeverinë, por nuk ua tregoj unë, si nuk ua tregova edhe atyre para jush, unë e di, por nuk ua tregoj. Popull më politikan se shqiptarët nuk ka, nuk i gënjen dot, e ndjejnë se kush i gënjen, mashtron kush ua fut kot, kështu që gjeni arsye se ka plot për të thënë se ju jeni më të zotë se ne dhe urdhëro merrni votat.

Të thuash se Shqipëria është vend i drogës dhe krimit nuk është diçka që na ndaj ju nga ne, Shqipëria i ka të gjithë problemet që ka por ka edhe shumë gjëra për të cilat ne jemi krenar.

Po hiqen vizat për shqiptarët për shkak te Edvin Kristaq Ramës, si mund te bjere deri këtu niveli i njerëzve qe merren me politike.


TË NGJASHME