HomePolitikë

Rama shkon sot në Samitin e NATO-s

Gjatë mbledhjes së gjashtë të jashtëzakonshme, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se ditën e sotme do të niset për në Londër, me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Rama deklaroi se do angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar në vend nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për të asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresoj që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”, deklaroi Rama.


TË NGJASHME