HomePolitikë

Rama shmang përplasjen me opozitën, ja çfarë bëri në Kukës

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë pasditen e sotme takimin elektoral në qytetin e Kukësit. Mësohet se takimi do të zhvillohet në aeroporin e Kukësit.

Takimi ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por është ndryshuar sepse Partia Demokratike Kukës me krijimin e grupit Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka paralajmëruar marshim protestë në kundërshtim të mbërritjes së Ramës si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore me datën 30 Qershor.

PD Kukës me anë të një shkrese i është adresuar policisë, për të marrë lejen e këtij tubimi për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.


TË NGJASHME