HomeSociale

Rama shpjegon si do funksionojë sistemi i leje-daljeve për pazar

Kryeministri Edi Rama, pak minuta pasi njoftoi ndryshimin e skemës së lëvizjes, përmes faqes së tij në “Facebook” ka zhvilluar një daje tjetër drejtpërdrejtë ku ka shpjeguar se si do të funksionojë sistemi i daljeve për pazar.

Rama tha se fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e- abania në seksionin Leje- Dalje dhe automatikisht i vjen mesazhi konfirmues në celular, ku do të gjendet edhe nr. i identifikimit apo edhe dita apo ora për të dalë. Ky mesazh, sipas Kryeministrit i tregohet më pas policisë.

Qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe lejohet të aplikojnë vetëm 2 familjarë nga një familje.

Për ata që nuk kanë smartphone është një zgjidhje tjetër që merr më shumë kohë duke çuar mesazh tek numri 55155 dhe mesazhi vjen automatikisht.

Rama ka deklaruar se për të bërë një shpjegim si funksionon ka zhvilluar një bisedë me drejtoreshën e AKSH.


Drejtoresha e AKSH:
 Përdorimi i shërbimit është shumë I thjeshtë. Në portalin e- albania shërbimi do të jetë I pari në shërbimet dhe quhet leje për dalje.

Ne do kemi të mundur të përcaktojmë ditën që duam dhe unë  zgjedh 30 marsin. Mundësohet vetëm një prej familjarëve dhe do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja vetëm një orë.

Është nëpërmjet fashës së orarit 05:00- 13:00. Leja shkon me e-mail dhe vjen me e-mail edhe me sms. Duke zgjedhur ndërkohë kam mundësi të finalizoj dhe për konfirmim të vjen e-mail apo një sms. Do të jetë e-maili. Me numër identifikimi, orarin dhe të gjitha.

Edi Rama: Menjëherë leja të shfaqet në telefonin tënd vlen edhe për ata që nuk kanë smartfon. Por kohëzgjatja tek ta është edhe më e madhe.

Pra dalin të dhënat e aplikimit.

Për ata që nuk kanë smartfone do të ketë një procedurë tjetër. Do të jetë një short number 55155. Numri i kartës së identitetit, vend bosh dhe ora. Aty dërgohet mesazhi.

SMS vjen automatikisht dhe për ata që nuk kanë smartfona.

 Pra për ata që nuk kanë një PC  apo smartfon. Të marrin masa për të bërë shpenzimet e nevojshme të bëjnë shpenzimet e nevojshme deri të hënën nëse procedura nuk e lejon. Sidoqoftë ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do jetë e mundur për ditën e nesërme atëhere patjetër do lehtësojë dhe ata që kanë telefon të thjeshtë. Përjashtohen pensionistët. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që janë pensionistë të vetmuar, pra që nuk kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi apo njësi administrative atëhere do kujdesemi ne. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Sikundër është vetëm një anëtar familje për të bërë Pazar. Kurse ai që punon vijon me autorizimin që ka. Sistemi është i tillë që nuk lejohet më shumë se dy anëtarë familje të shkojnë. Kush ka mundësi del bën pazarin, kush nuk ka bën tjetër.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME