HomeSociale

Rama: “Shqiptari për politikë është kampion bote”

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i pranishëm në Konispol, në vijim të takimeve elektorale, nuk la pa shigjetuar opozitën dhe Presidentin Meta.

Rama tha se ata duhet ta harrojnë që mund t’i mashtrojnë shqiptarët, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre është pengimi i çeljes së negociatave.

Shqiptari për politikë është kampion bote, nuk jua hedh dot shqiptarëve, sa merret një shqiptar me politikë nuk merret asnjë popull. Kështu që këta ta harrojnë se do t’ia hedhin shqiptarëve. Si mundet një parti të pretendojë të kthejë në vitin 2019 dhunën. Si mundet një opozitë dhe një President Republike t’i frynë frikës duke i kujtuar 1997. Pse këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt?  Pse organizojnë protesta të dhunshme dhe gëzohen kur shpërndahen fotot në botë, duke krijuar idenë se po bëhet nami. Po bëhet nami. E gjitha lidhet me negociata që ata duan me çdo kusht t’i bllokojnë”, tha Rama.


TË NGJASHME