HomePolitikë

Rama: Shtëpitë do ti kemi me dy vula, edhe nga tanët edhe nga ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama është në Durrës ku po takon qytetarë dhe po inspekton punën që po bëhet në këto momente atje.

Rama tha se me rëndësi është që mos të jetë prekur struktura e ndërtesave, mos të jenë prekur kolonat.

Rama:

Në këto momente duhet që të jepni sa më shumë energji pozitive, mos merrni shumë me këto historitë që janë anësore. Ju jeni heronj që rrini në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë edhe ata që mbledhin në darkë lloj-llojë sharlatanësh. Sepse njerëzit janë të tmerruar dhe një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim dhe janë ekranet që mbushen me kronika sikur këtu ka rënë bomba në çdo shtëpi.

Në fakt nuk ka rënë bomba në çdo shtëpi, ka shtëpi të cilat ka rënë bomba dhe ne ato do ti shembim. Por ka plot të tjera të cilat janë të riparueshme. Nuk ka rëndësi është plasur apo nuk është plasur muri, rëndësi ka a janë prekur apo nuk janë prekur kolonat, struktura, për këtë arsye ne kemi angazhuar gjithë  këtë rrjet ndërkombëtar ne duam që ta kemi me dy vula edhe nga tanët edhe nga ndërkombëtarët./tch


TË NGJASHME