HomeSociale

Rama: Sot kemi depo moderne ilaçesh të standardeve europiane

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar një depo farmaceutike ilaçesh, duke thënë se ambientet janë të standardeve europiane.

Ai shtoi se nëse deri dje, ilacet shiteshin nëpër farmaci pranë QSUT sa frëngu pulën, sot barnat janë në një depo të standardeve më të mira.

“Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa “frëngu pulën” farmacive të mbira si këpurdhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standarteve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kryeministri shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se është rritur edhe buxheti për barnat.

Është rritur buxheti për barnat. Janë 40 milionë euro që janë në dispozicion për barnat. Kemi rritur 3 herë numrin e barnave dhe buxhetin e kemi shtuar. Ky është një investim shumë i mirë. Brenda strukturës janë edhe zyrat e personelit infermieror. Kemi vetëm një derë dhe kështu edhe kontrolli rritet më shumë. Këtu kemi magazinën e barnave ku furnizimet janë kryer dhe ndarja është sipas kategorive. Ashensorët janë funksionalë për peshat e mëdha. Shqiptarët më herët ishin detyruar që të blenë barna në farmaci sikur të ishin furra. Kemi bërë strukturë europiane. Gjithcka është sipas kushteve më të mira.”-tha Manastirliu.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME